Fundoset anija, gjenden trupat e 61 emigrantëve në brigjet e Sirisë

Trupat e 61 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha ministri i Transportit i Libanit.

Njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus, raportoi BBC-ja të premten.

Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë – përfshirë gra dhe fëmijë, besohet të jenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur anija u mbyt të enjten.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërkaq një përpjekje për shpëtim është në vazhdim.

Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit.

Varka besohet se ishte nisur drejt Evropës kur u fundos.

Libani pret rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe pothuajse 14,000 nga vende të tjera, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Ai pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë në botë.

 

Megjithatë, vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, të nxitur nga COVID-19 dhe shpërthimi i portit të Bejrutit në vitin 2020, me më shumë se 80% të popullsisë që lufton për të përballuar koston e ushqimit dhe ilaçeve.

 

Në fillim të këtij muaji, gjashtë persona, përfshirë fëmijë, vdiqën kur një varkë që transportonte emigrantë nga Libani në Evropë u fundos në brigjet e Turqisë. Roja bregdetare e vendit tha se 73 emigrantë nga katër varka ishin shpëtuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *