Një 48-vjeçare shtetase polake ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë.
Raportohet se shtetasja ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Gjithashtu sipas dyshimeve të para mendohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë – Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.