Kavajë/ Një turiste polake gjendet e vdekur në hotel

Një 48-vjeçare shtetase polake ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë.

Raportohet se shtetasja ishte  akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjithashtu sipas dyshimeve të para mendohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë – Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *