Zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka trazuar rrjetin, ku ka pasur raportime se ai është vrarë dhe më pas i është zhdukur trupi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka folur mbi zhdukjen e biznesmenit, ku sipas tij policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.
“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.
Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato. “Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.