Bien në prangat të policisë 2 shtetas në kuadër të operacionit policor i koduar “Unstoppable”.
Shtetasit e identifikuar si -D. S., 59 vjeç dhe A. C., 51 vjeç, akuzohen për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet policore dyshohet se shtetasi -D. S., 59 vjeç është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Unstoppable”.
Të dyshuar ai autorë të disa vjedhjeve, në banesa dhe në subjekte të ndryshme, vihet në pranga 2 shtetas, të dy përsëritës të veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
Sekuestrohen veshje të përdorura gjatë vjedhjeve dhe disa nga sendet e vjedhura nga njëri prej autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unstoppable”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:
-D. S., 59 vjeç dhe A. C., 51 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. S. është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:
– Më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër masazhi;
– Më datë 14.09.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit F. Z.;
– Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Doda”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një laptop, në një studio ligjore;
– Më datë 21.09.2022, në rrugën “Ali Kolonja”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura dhe veshje të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se shtetasi A. C. është autor i dy vjedhjeve të ndodhura ditën e djeshme, konkretisht:
-Në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit E. G., ndërsa në rrugën “Besim Imami” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në një kantier ndërtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.