Zvicra ua ndalon Xhakës dhe Shaqirit të bëjnë Shqiponjën në Botëror

Simbolet e shqiponjës të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në ndeshjen me Serbinë nuk do të lejohen të përdoren në Botërorin 2022 në Katar.

Meqenëse Zvicra sërish do të jetë në grup me Serbinë, njësoj si në Botërorin e kaluar të vitit 2018, drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka dalë me një deklaratë ku ka thënë se ata do të respektojnë kundërshtarët dhe nuk lejojnë provokime me shqiponjë ndaj Serbisë, duke marrë parasysh çfarë ndodhi para katër viteve.

“Kupa e Botës nuk është vetëm ndeshja ndaj Serbisë edhe pse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në vitin 2018. Nuk duam ta bëjmë gabimin e njëjtë, jemi këtu të luajmë futboll dhe asgjë tjetër.Nuk duam të dërgojmë mesazhe politike. Do të respektojmë vlerat tona dhe njëra ndër to është respekti. Për mua është gabim nëse provokojmë dikë me ndonjë gjest”, ka thënë drejtori Tami.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *