Në kuadër të një operacioni për një rast trafiku droge në një makinë në rrugën nacionale Athinë-Selanik, në lartësinë e rrugës Aeginio Pieria nga oficerë të policisë OPKE është ngritur një postbllok.
Në momentin që patrulla policore kanë pikasur mjetin në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, e kanë ndaluar për ta kontrolluar dhe brenda në mjetin e shqiptarëve janë gjetur një sasi kokaine me peshë 209 gram e destinuar për shitje, për pasojë kanë bërë arrestimin e tyre.
Nga kontrolli ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe dy celularë dhe automjeti që përdornin. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.