Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan të dy bashkë me ambasadoren kanë vizituar Memorialin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mirëpresim në Tiranë një mikeshë, një ambasadore karriere; është respekt që shteti i Izraelit tregon ndaj Shqipërisë, duke sjellë ambasadorë me kalibër të lartë”, tha ai.