Një vatër zjarri është raportuar në Durrës.
Burime për median bëjnë me dije se zjarri është i përmasave të mëdha, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe drurë frutorë, si dhe një objekt magazinimi.
Raportohet se era është duke favorizuar flakët, ndërsa tymi ka pushtuar zonën.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.