Receta/ Levrek i pjekur me patate

Receta e rekomanduar nga ne për ju është levrek i pjekur me patate.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila do t’i japë një shije ndryshe tryezës tuaj:

Përbërësit:

  • 4-5 peshk levrek
  • 700 gr patate
  • Vaj ulliri
  • 1 kokërr limon i prerë në feta
  • Rozmarinë
  • Kripë
  • 2-3 gjethe dafine

Përgatitja:

Fillimisht qëroni patatet dhe më pas vendosini ato në një tavë, si dhe hidhni kripë, rozmarinë dhe vaj ulliri.

Më pas filloni dhe pastroni peshkun dhe shtoni mbi të pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave të peshkut, ku do të shtoni dhe dy feta limon. Vendosini peshqit mbi patatet në tavë. Sipër hidhini pak vaj dhe shtoni në tavë një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrë. Lëreni derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Ju bëftë mirë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *