I erdhi radha…/ Ekstradohet nga Italia vlonjati i dënuar me 16 vite burg për vrasje me thikë dhe plagosje

Një shtetas shqiptar ka mundur të “riatdhesohet” me sukses sot në Rinas pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Ky i fundit e ka ekstraduar nga Italia shqiptarin që akuzohet për një vrasje dhe një tjetër të mbetur në tentativë.

Policia si gjithmonë në rastin përkatës ka bërë njofton duke deklaruar se ka ekstraduar nga Roma 49-vjeçarin Ardjan Hoxhaj. Ky i fundit mësohet se është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit Vlorë me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

“Falë bashkëpunimit me homologët italianë janë kapur dhe ekstarduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *