U takua me Metën/ Ambasadorja Kim: Partitë të dialogojnë për të forcuar demokracinë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e Yuri Kim me kreun e PL-së, Ilir Meta.

Ambasada bën me dije se Kim është takuar me Metën si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Sakaq thekon se partitë duhet të luftojnë kundër korrupsionit.

Postimi i plotë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *