Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me ujin e pijshëm 24 orë në kryeqytet.
I ftuar në ‘Log’, Veliaj tha se nëse nuk do ketë ndonjë ndryshim të planit, atëherë Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm.
Kemi ujë 24 orë një premtim, në 2024 keni thënë që Tiranë do ketë ujë 24 orë?
Veliaj: Nëse vazhdon plani dhe nuk kemi bllokime i qëndroj. Financimi i BERZH nga 6 orë në ditë na çoi në 18 orë.
Kur Tirana të ketë 24 orë do kërkoni rritje çmimi?
Veliaj: Tirana e ka më të ulët se Korça se Pogradeci se Kamza. Nuk shoh një arsye përveçse ndonjë donator do na vejë lakun në fyt. Donatorët thonë se mund ta afrojmë dhe më tepër se 2024.
Po sa i përket çmimit?
Veliaj: Nuk shoh arsye. I vetmi ndryshim që parashikoj është se nëse nga gjyqi në Londër nga ujërat e zeza, do ketë rikonfigurim të investimit japonez, do të rishohim çmimin e ujit të përdorur.