Atelofobia është një frikë e madhe nga papërsosmëria. Njerëzit me atelofobi e gjykojnë veten shumë ashpër, duke i vendosur vetes shpesh qëllime jorealiste. Ata mund të mërziten për gabimet që kanë bërë në të kaluarën ose gabimet që kanë frikë t’i bëjnë në të ardhmen. Atelofobia shpesh çon në ankth ekstrem, depresion, vetëbesim të ulët ose sulme paniku.
Kjo fobi është e ndryshme nga atchiphobia, e cila njihet si frika nga dështimi.
A janë atelofobia dhe perfeksionizmi i njëjtë?
Atelofobia dhe perfeksionizmi janë dy gjëra të ndryshme. Perfeksionizmi është një tipar personaliteti. Ju keni standarde jashtëzakonisht të larta dhe përpiqeni të jeni të përsosur.
Atelofobia është një frikë e vërtetë nga të metat. Dikush me atelofobi mund të shmangë një situatë në të cilën ata mendojnë se mund të bëjnë gabim, duke e parë atë si kërcënuese. Frika mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës së tyre, nga shkolla dhe puna te jeta familjare dhe situatat sociale.
Çfarë e shkakton atelofobinë?
Shumica e çrregullimeve fobike nuk kanë një shkak specifik. Ju mund të keni me shumë gjasa atelofobi nëse:
– Keni kaluar një episod traumatic, të tillë si vuajtja e një dënimi të rëndë prej një gabimi
– Keni një histori familjare të fobive, çregullimeve të ankthit ose kushteve të tjera të shëndetit mendor
– Keni fobi të tjera ose çrregullime ankthi
– Jeni rritur në një mjedis, në të cilin jeni përpjekur në mënyrë konstante për përsosmëri. Jeni gjendur në mjedise ku gabimet kanë qenë të papranueshme ose ku asgjë që keni bërë nuk ka qenë aq e mirë sa duhet
Cilat janë simptomat e atelofobisë?
Atelofobia mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash psikologjike dhe fizike. Njerëzit me frikë nga papërsosmëria mund të shfaqin:
– Zemërim ose nervozizëm
– Depresioni ose trishtimi
– Shkëputje emocionale nga të tjerët
– Pamundësi për të pranuar kritikat
– Pamundësia për t’u përqëndruar në asgjë përveç frikës së tyre
– Pesimizëm (këndvështrim negativ për jetën)
Atelofobia gjithashtu mund të shkaktojë sulme paniku, të cilat mund të çojnë në:
– Të dridhura
– Marramendje
– Djersitje e tepruar
– Frymëmarrje e shkurtër (dyspnea)
– Probleme me stomakun
Si diagnostikohet atelofobia?
Nuk ka asnjë test specifik për atelofobinë. Gjatë një vlerësimi nga një ekspert i shëndetit mendor, është e rëndësishme të jepni sa më shumë detaje që të jetë e mundur për ankthin tuaj dhe çfarë e shkakton atë./Burimi:Cleveland Clinic