Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me Reformën Territoriale.
I ftuar në ‘Log’, Veliaj tha se PS kërkon fuqizimin e Bashkive jo zgjerim në numër, ku theksoi se opozita kërkon që t’i ndajë.
“Nuk bëhet fjalë për shtimin e bashkive, por për fuqizimin e atyre aktuale. E di çfarë do Partia Demokraike, do të ndajë disa copa të djathta në këto bashkitë që janë aktualisht që të fitojë ca bashki. Nuk bëhet fjalë për shërbimin ndaj popullit e për interesat e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë për interes partiak. Ik shko pyet ata të Krrabës, duan të ndahen nga Tirana? Ti shiko Rinasin, Rinasi është i Fushë Krujës. Dhe Tirana nuk do të zvogëlohet, por do të zgjerohet. Rinasi natyrisht do merret. Aty ne mbjellim pemë në të zezë, me donancione, se mua me ligj nuk më lejohet. Por çfarë të bëj, duhen bërë disa gjëra, duhen mbjellë pemë. Nuk po them gjë tani sepse do dalë Opozita e do të thotë që ja na mori Rinasin, a thua se unë e mora dhe e futa në xhep”, tha ai.