Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në lidhje me ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.
Me në të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një video dhe thotë se po punohet me ritme të larta.
Sipas tij, kjo vepër në infrastrukturë ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut
“MIRËMËNGJES, dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë” shkruan Rama.