Reperi i njohur Mozzik, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën. Lidhur me tekstin prekës të këngës, ka reaguar edhe vëllai i reperit. Getinjo shkruan se kjo këngë e ka prekur shumë dhe i uron vetëm lumturi vëllait të tij.
“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”
Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.
Arsyeja pse u ndanë? “Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë”,- thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhëti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej i revoltuar në rreshtat e tij.
Loredana u ka dhënë mundësi ndjekësve në ‘Instagram’ ta pyesin, teksa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante. E pyetur se a e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën, reperja thotë se: “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë. S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.