“Nuk jemi dakort me armëpushimin”: Hungaria i vetmi shtet kundër deklaratës së BE

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën dje në një takim emergjent për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët, e cila kërkon armëpushimin midis Izraelit dhe Palestinës.

Sipas shefit të Punëve të Jashtme Joseph Borrell, Hungaria është i vetmi shtet i BE-së i cili nuk është dakort me armëpushimin midis palëve. Ndërkohë 26 anëtarë nga 27 ranë dakort mbi deklaratën.

“Prioriteti është ndërprerja e menjëhershme e të gjithë dhunës dhe zbatimi i një armëpushimi,” tha Borrell. “Përshkallëzimi i dhunës ka çuar në një numër të lartë të viktimave civile, vdekje dhe plagosje, mes tyre një numër i madh i fëmijëve dhe grave, dhe kjo është e papranueshme.”

Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto u shpreh se: “Kam një problem të përgjithshëm me deklaratat Europiane mbi Izraelin (…) Ato nuk ndihmojnë shumë, veçanërisht në rrethanat aktuale, kur tensionet janë kaq të larta”.

Ndërkohë në fushbetejë bilanci i viktimave vazhdon të rritet. Të paktën 212 Palestinezë kanë mbetur të vrarë në sulme të rënda ajrore, përfshirë 61 fëmijë dhe mbi 1.400 persona të plagosur, deklaron Ministri i Shendetësisë në Gaza.  Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore, në ato që tha se ishin shënjestra militante në Gaza.

Deklarata e BE-së bën thirrje për siguri, për të restauruar horizontin politik.

Borrell gjithashtu tha në deklaratë se: “Ne mbështesim të drejtën e mbrojtjes për Izraelin dhe të drejtën e sigurisë, gjithashtu për Palestinezët, dhe ne konsiderojmë se siguria për Izraelin dhe Palestinën kërkon një zgjidhje të vërtetë politike, sepse vetëm një zgjidhje e vërtetë politike mund të sjellë paqe, dhe për ta bërë atë, ne kemi nevojë për të rivendosur një horizont politik “.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian paralajmëroi se konflikti mund të përhapet në të gjithë rajonin nëse nuk bihet dakord për armëpushim. Ai gjithashtu tha se shpresonte që Izraeli të mos fillonte një operacion tokësor në Gaza.

“Situata në terren është jashtëzakonisht shqetësuese. Ka një numër të madh të viktimave. Familjet izraelite dhe palestineze janë në zi. Imazhet janë të tmerrshme dhe nuk mund të lënë askënd indiferent. Të presësh nuk është një opsion. Çdo ditë sjell rreziqe më të mëdha: rreziku i përhapjes së konfliktit në Bregun Perëndimor, rreziku i dhunës brenda vetë Izraelit, rreziku që konflikti të bëhet një rajonal,” u tha Le Drian gazetarëve në Paris gjatë një pushimi në takim.

Gjermania është në favor të zgjerimit të përpjekjeve për të arritur armëpushimin. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se “armët më në fund duhet të heshtin”. Kujtojmë se BE është donatori më i madh i ndihmës për palestinezët, por ndikimi saj mbi Izraelin dhe Hamasin është i vogël, pavarësisht se ka disa marrëveshje tregtare të cilat favorizojnë Izraelin.

[Marrë nga “Euronews”/ përshtatur në shqip nga “Priza.al”]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *