Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, po shijon suksesin e këngës “I’m good (Blue)”. Kënga e saj është renditur shumë lart në top listat e ‘Spotify’, ‘Apple Music’ dhe ‘iTunes’. Madje, kënga e artistes po qëndron në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Bebe Rexha është mjaft e lumtur për suksesin e saj dhe është shfaqur e përlotur nga gëzimi. Në një postim në ‘InstaStory’ ajo shkruan: “Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave.”
Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore. Artistja ndau një video të shkurtër në rrjetin social ‘TikTok’ për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet.” Gjithashtu ajo postoi një foto pa filtra me rroba banje në ‘Instagram’ dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.
“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshë. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë me kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”- u shpreh Bebe Rexha.