Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen, një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc. Burime pranë çiftit treguan se: “Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”
“Page Six” konfirmon se çifti e ka tërhequr kërkesën për divorc dhe tashmë dyshja duket po i zgjidhin gjërat mes njëri- tjetrit. U raportua gjithashtu se fotografia që Stallone postoi me bashkëshorten e tij të kapur dorë për dore, ishte “mënyra e tij për të paralajmëruar atë që po vinte”.
Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e ‘Serious Skincare’ kanë rreth 25 vite martesë dhe së bashku kanë tre vajza: Sophia 26 vjeç, Sistine 24 vjeç dhe Scarlet 20 vjeç.
Flavin bëri kërkesë për divorc në muajin gusht dhe menjëherë pas kësaj, u shfaq pa unazën e martesës. Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të mëdha duke mbuluar dy tatuazhe që ai ia kishte dedikuar gruas së tij. Më pas, qarkulluan disa thashetheme se pse çifi shkoi drejt ndarjes.
Burimet më parë pohuan se çifti pati një grindje të fortë për blerjen e qenit të ri të yllit të “Rambo”. Ata pretenduan se mosmarrëveshja çoi më pas në ‘një argument jashtëzakonisht të fortë që solli probleme të tjera’ në martesën e tyre. Më vonë, Stallone i mohoi këto thashetheme, duke thënë për TMZ se: “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm”.