Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid zyrtarisht çift, ky është reagimi i Zayn Malik

Pasi u konfirmua se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë, ish-partneri i kësaj të fundit, Zayn Malik, ka bërë reagimin e tij. Këngëtari i “Pillowtalk” ka hequr nga Instagrami Gigi-n, ndërsa modelja vazhdon ta ndjekë akoma ish-partnerin. Kantautori 29-vjeçar tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, rreth gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij, sipas ‘ELLE’.

Burime pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t. Gigi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe aktori 47 vjeçar ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, “Us Weekly” raportoi se burimet pranë tyre kanë konfirmuar të gjitha thashethemet.

“Ai sigurisht mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i lezetshëm. Ajo është një vajzë e lumturuar dhe ka vizion për jetën”,- shton më tej burimi. Ky i fundit vijon duke thënë se: “Të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *