Nga sulmet iraniane dhe kriza energjitike te Ballkani i Hapur, Rama takon nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në New York ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me Shqipërinë si agresioni iranian dhe plani i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike, duke mos lënë jashtë as Ballkanin e Hapur.

“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *