Vëmendjen më të madhe e ka marrë Shqipëria, kjo edhe për faktin e rëndësisë së madhe që ka ndeshja me Izraelin por sot në orën 18:00 luan edhe Kosova. Dardanët ndonëse më të qetë se kuqezinjtë, luajnë sot gjithashtu për fitore në Belfast ndaj Irlandës së Veriut. Situata e grupit të dardanëve është më e qetë me Greqinë që pothuajse ka siguruar kryesimin.
Shanset për vendin e parë janë pothuajse të zeruara por Kosova kërkon të ruajë vendin e dytë teksa një pikë mund të mjaftojë nëse Qipro humbet ndaj Greqisë. Fitorja e mundshme sot mbyll gjithçka për dardanët që në ndeshjen e ardhshme ndaj Qipros në Fadil Vokrri do të shkojnë pa objektiva.