Policia e Tiranës ka liruar nga burgu mjeken dhe infermieren e shoqëruar ditën e djeshme në spitalin e Traumës. Konkretisht janë lënë të lira mjekja me iniciale S.B. dhe infermierja me iniciale K.B. Ndërkohë që mjeku reanimator Fitim Marku vijon të mbetet në qeli.
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin.
Ndërkaq, policia është duke vijuar hetimet për ryshfetin në mjekësi.