Legalizimi i shtëpive, Berisha: Do të merrni tapitë përfundimtare

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se situata në vendin tonë do të ndryshojë kur PD të marrë qeverisjen.

Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me qytetarët, Berisha u shpreh se problemit me legalizimet e shtëpive do t’i vijë fundi pasi qytetarët do të marrin tapitë e shtëpive.

“Është një problem i bërë bajat nga mashtrimet e pafundme të kësaj qeverie. Garantoj se do t’i jepet fund me një skemë të thjeshtë dhe ata që kanë marrë fletushka nuk do marrin më fletushka të përkohshme por tapitë përfundimtare të shtëpive të tyre”, tha Berisha.

Përsa i përket votimit të emigrantëve, Berisha u shpreh se do të votojnë të gjithë online ose me postë, si ata që kanë dokumente të rregullta, si të tjerët që nuk kanë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *