23 Shtatori është “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave”. “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara” vendosi datën 23 Shtator, si ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave dhe realizimin e të drejtave të plota për personat e shurdhër. Kjo shihet si një mundësi unike për të përkrahur dhe mbrojtur identitetin linguistik dhe diversitetin kulturor të përdoruesve të kësaj gjuhe.
Sipas ‘Federatës Botërore të të Shurdhërve’, në mbarë botën janë përafërsisht 72 milion njerëz që i përkasin këtij komuniteti, 80% e të cilëve janë nga vendet e zhvilluara. Kolektivisht, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.
Gjuhët e shenjave, ashtu si gjuhët e folura, kanë rregulla gramatikore, ritme dhe ndryshojnë nga një gjuhë në tjetrën. Por, a e dinit se:
1. Shprehjet e fytyrës luajnë një rol të rëndësishëm
2. Vende të ndryshme kanë gjuhë shenjash të ndryshme
3. Gjuha e shenjave nuk e pasqyron gjuhën e folur
4. Gramatika e gjuhëve të shenjave ndryshon nga gjuhët e folura
5. Bebet mësojnë gjuhën e shenjave ashtu si bëjnë me gjuhën e folur