Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të dorëzojë në Kuvend ligjin për mos parashkrimin për çdo kryeministër që ka qenë në krye të shtetit që pas rrëzimit të komunizmit e deri në vitin 2040.
Berisha thekson se me këtë ligj drejtësia e cila është vegël e Ramës, nuk shpëton dot. Ndërsa shton se një drejtësi që do të zbatojë ligjin e do të japë ndëshkime të merituara.
“Sot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Rama dhe pa zgjidhur problemin me të nuk zgjidhim dot të tjera, ndaj kemi vendosur që këtë vjeshtë ta kthejmë në pranverën e protestave kundër Ramës. Këto kohë ne do të depozitojmë në Parlament ligjin me të cilin nuk do të njihet parashkrimi për asnjë kryeministër nga 1992 deri në 2040.
Me këtë ligj ju garantoj se nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, jo kjo drejtësi që është vegël e verbër në duart e PS e cila pikërisht se është e tillë rezulton para një jave, insitucioni më i korruptuar i Shqipërisë, një drejtësi që do të zbatojë ligjin e do të japë ndëshkime të merituara. Ndaj si Inceneratorët e çdo aferë tjetër si Butrinti apo Porti i Durrësit do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Berisha.