Policia bën bilancin: 34 patenta të pezulluara dhe 5 shoferë të arrestuar në 24 orë

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, policia raporton se janë pezulluar 34 patenta si dhe janë arrestuar 5 shoferë, pasi kanë qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Më tej policia iu bën apel drejtuesëve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i minitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

#udhëtomejetënnëmendje ?️?

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët ??

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *