(Video+Foto)/ Killeri në Dallas vret 4-vjeçarin dhe rikthehet për vëllain e tij

Një ngjarje jashtë çdo limiti njerëzor ka ndodhur në Dallas, Texas, ditën e shtunë.

Darriynn Brown, 18 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda një dhome ku qendronin 2 vëllezër binjak të moshës 4-vjeçare. Ishte ora rreth 5:00 e mëngjesit dhe vogëlushët po flinin bashkë në të njëjtin krevat.

Në video shihet se si keqbërësi qendron disa momente duke i vëzhguar dhe më tej rrëmben një nga djemtë, të quajtur Cash Gernon, i cili i përgjumur nuk arrin të reagojë.

Fatkeqësisht një orë më vonë Cash gjindet i vrarë në mes të një rruge nga një kalimtare e rastit, në bllokun 7500 të Saddleridge Road. Ekzaminuesi Mjekësor i Dallas zbuloi se shkaku i vdekjes ishin plagë të shumta të marra si pasojë e goditjeve me thikë, atë që policia përshkroi një ‘armë me tehe’.

Por vrasësi mizor, Darriynn Brown, nuk mjaftohet me kaq. Nga pamjet filmike shihet se ai rikthehet sërish në të njëjtën dhomë, ku kishte rrëmbyer Cash Gernon një orë më parë, në tentativë për të kapur edhe vëllain e tij Carter Gernon. Por Brown duket se trembet nga një zhurmë dhe ikën, duke e lënë Carter në gjumë.

Cash dhe Carter Gernon kishin qenë në kujdesin e Monica Sherrod, ish e dashura e babait të tyre biologjik, i cili dyshohet se u zhduk në mars. Sherrod tha se ajo u zgjua për të gjetur Cash dhe e kuptoi se ai ishte rrëmbyer pasi kontrolloi kamerat e sigurisë në shtëpi që ‘tregonin dikë që e nxirrte jashtë’.“Nuk mund ta shikoj sërish videon”, tha ajo e mbytur nga lotët. Sherrod zbuloi se Brown ishte i njohur për familjen, pasi ai ishte miku i djalit të saj. Motivi për këtë akt çnjerëzor mbetetet i paqartë.

Monica Sherrod
Monica Sherrod

[Marrë nga “Daily Mail”/ përshtatur në shqip nga “Priza.al”]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *