Edhe një ditë ka mbetur nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Blogerja dhe prezantuesja e njohur ka zbuluar së fundmi një detaj nga velloja që do të veshë për ditën e saj të madhe. Armina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të vellos së fustanit të nusërisë, në të cilin shihet i qëndisur mbishkrimi “Love is the answer (dashuria është përgjigja)”.
Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator. Jo vetëm kaq, por ajo ka rrëfyer se vjehrri i saj, Sali Berisha ka shprehur mbështetje për datën e dasmës. Moderatorja tregoi se në dasmë do të ketë më pak se 300 të ftuar si dhe menyja e ushqimit do të jetë tradicionale.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë më pak se 300 të ftuar, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”,- tha bukuroshja e ekranit.
Dasma do të zhvillohet nesër dhe mbetet për t’u parë se çfarë ka zgjedhur të veshë Armina dhe të gjitha detajet e tjera.