VIDEO/ Vodhi para në një biznes, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi gjatë ditës së sotme ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në një biznes në këtë qytet.

U mësua se i riu mori shumë e 800 eurove dhe 75 000 lekëve në një biznes në lagjen “15 Tetori”,  dhe më pas ishin forcat e Policisë që bënë të mundur prangosjen e tij.

28-vjeçari do të akuzohet për veprën penale vjedhje.

Njoftim i i Policisë:

Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *