Forca të shumta policore, pjesë e të cilave Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Fier, Patos e Roskovec.
Prani e shtuar e uniformave blu është venë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit, si dhe në akse të tjera. U raportua se qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund të transportojnë lëndë narkotike.
Në fokus të kontrolleve kanë qene edhe personat në kërkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.