Ndalimi i publikimeve në media, Karamuço: Informacionet mund t’i aksesojë çdo kush

Pasi Prokuroria dhe institucione të tjera morën vendimin për ndalimin e këtyre publikimeve në media dhe rrjete sociale të lajmeve që vinë nga sulmi kibernetik.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço pavarësisht ndalimit nga autoritetet, këto informacione janë të lehta për tu aksesuar, pasi gjenden gjërësisht në rrjetet sociale.

“Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij nëDubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës. Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackersave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë”, tha eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *