Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet për tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

U mësua se në afërsi të një karburanti, një mjet tip Benz, me drejtues një oficer është  përplasur me mjetin tip Volksëagen, me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *