Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec. Dy persona pësojnë djegie, njëri në gjendje kritike

Një banesë dy katëshe në qytetin e Pogradecit është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Si pasojë e këtij incidenti, deri tani bëhet e ditur se pronari i shtëpisë dhe një person tjetër kanë pësuar djegie. Njëri nga to është në gjendje kritike pasi ka marrë djegie të renda.  Të lenduarit janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e parë të banesës në lagjen nr. 1, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Sipas forcave zjarrëfikëse sapo i zoti i shtëpisë ka ndezur dicka në guzhinë, ambjenti i cili ka qenë i mbushur me gaz, ka provokuar flakët.

Nga kjo ngjarje është dëmtuar i zoti i shtëpisë, pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë të ndërtesës. Momentalisht ky shtetas po merr mjekim në spital, ndërsa llogariten edhe dëme të shumta materiale në katin e parë të godinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *