Cilat janë pajisjet që harxhojnë më shumë energji elektrike, Balluku: Kursejmë që të kemi

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar listën e paisjeve  shtëpiake që shpenzojnë më shumë energji elektrike.

Ajo rendit frigoriferin, kondicionerin, sobën elektrike, dushin për ngrohjen e ujit, lavatriçen, televizorin dhe ndriçimin.

Në postimin e saj ministrja shprehet se kursimi është ajo që duhet të bëjmë që të kemi energji elektrike.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800këh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor.

Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan Balluku.

Nga data i 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi i ERE-s për shtrenjtimin e energjisë elektrike për ata që shpenzojnë më shumë se 800kwh.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *