Autoritetet e shtetit verior të Indisë Uttar Pradesh raportojnë një ngjarje të rëndë e cila u shkaktua nga moti i keq .
Nga moti i keq dhe rrufetë e shumta humben jetën brenda një dite 36 persona ku të paktën 24 prej tyre si pasoj e shembjes së banesave ku ata banonin.
Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.
Shkencëtarët indianë, madje pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Në fakt, vitin e kaluar pati 34% më shumë vdekje nga rrufeja sesa në vitin 2016, nga 1,489 në 2,869 vitin e kaluar.