Detaje të tjera kanë dalë për vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar shqiptar në Itali, Fatmir Ara.
Kujtojmë se Ara u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.
Për këtë ngjarje u ndalua nga karabinierët një 30-vjeçar me banim në Mathi, me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasje.
Sipas medieve italiane të dy shtetas akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim, gjithashtu mësohet se në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare.
Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.
Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.
Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite