Zjarr në Vlorë/ Flakët ‘përpijnë’ kurorën e pishave në Pyllin e Sodës

Një vatër e re zjarri është regjistruar në kurorën e pishave në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Burime për median bëjnë me dije se flakët janë të përmasave të mëdha, pasi janë favorizuar nga era.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *