Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me lënë narkoti8ke në makinë.
Shtetasit Ervin Arapi i është sekuestruar dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një thikë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet dhe operacionet “blic”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).
Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.