Rritja e çmimit të energjisë, Tabaku: Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.

Përmes një video-mesazhi, Tabaku shprehet se qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike.

Sakaq shton se kjo situatë është e papranueshëm pasi e gjitha rëndon xhepat e qytetarëve.

“Enti Rregullator i Energjisë, me një vendim abuziv, rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 mijë familje! Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e tasave dhe tarifave.

Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit. 500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor. E papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve. Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh. Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KWh në Kosovë gjatë natës. 4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të transferohet në xhepat e qytetarëve”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *