‘1600 regjistrime’/ Lame nga Bulqiza: Kadastra merr përsipër prodhimin hartografik dhe certifikimin e tokës

Drejtori i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ka qenë i pranishëm në qytetin e Bulqizës, ku u dorëzuan certifikatat e pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

Lame tha se procesit të certifikimit i janë nënshtruar rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina.

Sakaq theksoi se Kadastra ka marrë përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin e tij, e cila përshpejton procesin e regjistrimit.

“E gjithë kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime bujqësore të bollshme. Është pikërisht ky fakt që shpjegon që, megjithëse bëhet fjalë për një zonë të thellë, interesi i fermerëve për procesin e certifikimit të tokës të ishte i madh. Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina, etj. Vlen të theksohet se në këtë rast regjistrimi fillestar u mundësua përmes marrëveshjes së përbashkët Bashki-Kadastër, sipas së cilës Bashkia prokuron punimet dhe matjet fushore, ndërsa Kadastra merr përsipër prodhimin e produktit hartografik dhe certifikimin e tij. Kjo është një teknologji të cilën vitet e fundit Kadastra po përpiqet ta përhapë edhe në Bashki të tjera, pasi jo vetëm që do të përshpejtonte procesin e regjistrimit të pasurive, por edhe do të krijonte kapacitete teknike të reja të specializuara pranë pushtetit vendor. Janë një numër Bashkish që tashmë kanë filluar ta përdorin këtë marrëveshje bashkëpunimi me Kadastrën ku mund të përmendet Bashkitë Malësi e Mashe, Kukës, Fier, Finiq, etj. Fshati Gjoricë kujtohet në histori për kryengritjen e Dibrës të vitit 1844 që u zhvillua pikërisht në fushën e Gjoricës dhe që ka lënë si kujtim këngën e Hajredin pashës, e cila këndohet sot e gjithë ditën. Sa kohë që tokën e kishit pa dokumente, dukej sikur këtu vërdallë vinte ende Hajredin pasha me ushtri për t’u marrë tokën”, tha Lame.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *