Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka vendosur përballë Besëlidhjen dhe Apoloninë. Sfida e parë e tyre që u zhvillua në Lezhë është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të miqve.
Goli i realizaur nga 19 vjeçari Umejiego në minutën e 67 të takimit ka qenë vendimtar për feirakët. Apolonia shikon vetën më një këmbë në raundin tjetër, pasi takimi i radhës do të zhvillohet në “Loni Papuçiu” përkrah tifozerisë së saj.
Besëlidhja – Apolonia 0-1 (Umejiego 67’)
Formacionet zyrtare:
Besëlidhja: Demi, Mataliaj, Jaku, Da Silva, Dibra, Pergjoni, Hepaj, Zere, Trokthi, Freire, Danaj
Trajner: Alban Bruka
Apolonia: Bushi, Asllanaj, Shanaj, Bala, Orelesi, Repaj, Hebeja, Kovaçi, Ndubuisi, Mezani, Antoni
Trajner: Mariglen Kule