U prangos pasi u kap duke marrë ryshfet, mjeku Fitim Marku del nesër para gjykatës

Mjeku reanimator në spitalin e Traumës, Fitim Marku, i cili u vu në pranga pasi u kap duke marrë ryshfet do të dalë nesër para trupit gjykues. Prokuroria ka kërkuar burg për Markun. Mjeku u kap teksa merrte 20 mijë lekë ryshfet.

Operacioni u realizua përmes një agjenti të infiltruar.

Në momentin që agjenti, i shtirur si pacient po i jepte ryshfetit Markut, efektviët ndërhynë dhe arrestuan reanimatorin. Në komisariat përfunduan edhe një mjeke e një tjetër infermiere që dyshoheshin si bashkëpunëtore të Markut, por u liruan pas marrjes në pyetje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *