Zjarri në “Qytetin Studenti” ka ndodhur në një godinë 3-katëshe, bodrumi i së cilës shërbente edhe si magazinë rrobash.
Zjarri në bordum është i përmasave të mëdha, duke sjellë dëmtimin e kolonave mbajtëse të godinës e cila tanimë rrezikon edhe të shembet.
Sakaq, policia dhe forcat zjarrfikëse ende po luftojnë me flakët dhe po hetojnë për prejardhjen e tyre.