Drejtori i zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj, kritikoi biznesin në të cilin ka rënë zjarri sot në Qytet Studenti në Tiranë për mosmarrjen e masave kundër zjarrit. Ai tha se kjo e bën shumë të rrezikshme punën.
“Zjarri ka qenë i vështirë për shkak të materialeve. Pronari nuk ka vepruar mirë për ruajtjen nga zjarri. Bëj thirrje për bizneset që katet nën tokë mos të bëhet destinacion, sepse fikja e zjarrit bëhet e rrezikshme. Pavarësisht boteve të shumta te ujit ende nuk është fikur zjarrin”, tha Goxhaj.
Ndërsa drejtori i Komisariatit nr. 1 në Tiranë Bujar Mehmeti ka thënë se ende nuk dihen shkaqet dhe se s’ka ndonjë të dhënë për zjarr vënie të qëllimshme.