Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë Italinë. Ora 23:00 shënoi edhe momentet e fundit të votimit në këto zgjedhje shumë të rëndësishme parlamentare. Ende nuk ka një shifër zyrtare për pjesëmarrjen e përgjithshme në zgjedhje.
Tashmë pritet të fillojë menjëherë procesi i numërimit të votave që do të nisë me votat për senatin dhe më pas për Dhomën e Deputetëve.