Zgjedhjet në Itali pritet të nxjerrin fituese një parti të djathtë.
Edhe pse ende nuk ka përfunduar votimi i të gjitha qendrave të votimit, deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, qendra e djathtë italiane e koalicionit të përbërë nga partitë; Forza Italia, Lidhja, Fratelli D’Italia e Noi Moderati, kryeson me 4.18% të votës e Partia Fratelli D’Italia e Giorgia Melonit është forca e parë politike ën end me mbi 26% të votës së Italianëve.
Pas Fratelli D’Italia , forca e dytë politike më e votuar në vend është Partia Demokratike, që me kutitë e numëruara deri tani ka marrë 19.4% të votës e pas saj Lëvizja 5 Yje me gati 16% të zgjedhjes së italianëve.
Lidhur me rezultatet ka reaguar dhe kandidatja Giorgia Melono, liderja e Fratello D’Italia.
E veshur me flamujt tre ngjyrësh italiane e me simbolin e Partisë së saj, Melone u shpreh: Do t’i lë për nesër vlerësimet më komplete, pasi të dhënat nuk janë akoma përfundimtare. Por pas projeksioneve të para mund të them qartë se nga italianët ka ardhur një tregues i qartë, për një qeveri të qendrës së djathtë e drejtuar nga Fratelli D’Italia. Italia zgjodhi e ne nuk do ta tradhtojmë siç nuk e kemi tradhtuar kurrë. E nëse jemi thirrur për të drejtuar kombin do ta bëjmë për të gjithë italianët, për të bashkuar popullin e për të theksuar atë ç’ka na bashkon e jo atë ç’ka na ndan.I Kjo është koha e përgjegjësisë, koha kur nëse kërkon të jesh pjesë e historisë duhet të kuptojmë përgjegjësinë që kemi ndaj miliona italianëve që na zgjodhën e ne nuk do t’i tradhtojmë. Duhet të kujtojmë se sot nuk është një pikë arritje por jemi në një pikë nisje e prej nesër duhet të shfaqim vlerën tonë”, tha ndër të tjera ajo.