Gazetari Arben Mevlani, njëkohësisht dhe babi i Armina Mevlanit ka marrë pjesë në ceremoninë e dasmës së saj me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Gjatë ceremonisë, Arbeni ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku i ka uruar çiftit urimet për dasmën.
“Urime dhe jetë të lumtur. Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, ka thënë ndër të tjera ai.
Sakaq gjatë ceremonisë fjalën ka marrë dhe Sali Berisha i cili u shpreh se: Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.