I dogjën furgonin, pronari në Korçë: Nuk kam konflikte, shkak mund të jetë konkurrenca

Një automjet tip ‘Furgoni’ është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Lidhur me ngjarjen, pronari i mjetit Renato Torollari shprehet se nuk ka konflikte me askënd, ku thekson se furgoni mund të jetë djegur si pasojë e konkurrencës.

“Unë nuk kam konflikte me askënd, merremi me transport udhëtarësh. Dyshoj se mjetin mund të ma kenë djegur për shkak të konkurrencës”, mësohet të ketë thënë ai.

Sakaq janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës, pasi mjeti ishte i parkuar para shtëpisë së Torollarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *